Bie numri i aksidenteve dhe gjobave

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, prej të cilave 13 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 647 gjoba.