Besnik Bislimi: Jemi të gëzuar që ra Qeveria e cila bëri gjithçka që nuk duhej të bënte

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se i është gëzuar lajmit për rënien e një Qeverie e cila bëri gjithçka që nuk duhej të bënte.

Ai gjatë një konference për media ka thënë se opozita e vërtetë i gëzohet gjithnjë lajmit kur bie Qeveria, transmeton Klan Kosova.

“Dje u vet rrëzua Qeveria më e madhe dhe më e shkurtër në Kosovën e Pasluftës. U vet shkarkua para se të binte Qeveria që kishte kapur shtetin si asnjë tjetër para saj”.

“Opozita e vërtetë gëzohet gjithnjë kur bie Qeveria, e sidomos kur bie një Qeveri si kjo që e kishim ne”.

“Jemi të gëzuar që ra Qeveria me 23 ministra, pesë zëvendëskryeministra, mbi 80 zëvendësministra dhe mbi 35 këshilltarë vetëm për Kryeministrin”.