Besa dhe Prishtina i ndajnë pikët

Besa dhe Prishtina i kanë ndarë pikët në derbin e madh në Vala Superligën e Kosovës, duke luajtur 1:1.

Në sfidën e zhvilluar në Pejës, Besa dhe Prishtina kanë luajtur baras, në një përballje shumë emocionuese.

Prishtina në minutën e 22’, kaloi në epërsi me Kalid, ndërsa Besën e shpëtoi nga humbja Qemajl Elshani që shënoi në minutën e 92’.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Liria ka mundur 3:1 Dritën, ndërsa Trepça ’89 ka mundur 3:0 Llapin.