Ribery akuzon Ronaldon se ia “vodhi” Topin e Artë

Franck Ribery nuk e harron Topin e Artë të vitit 2013.

Ai tha që Cristiano Ronaldo ia “vodhi” çmimin.

“Është e pakuptueshme për mua që atë vit e fitoi Cristiano Ronaldo. Unë fitova gjithçka, nuk mund të bëja më shumë. Është padrejtësi, më duket sikur ma vodhën atë trofe”, deklaroi Ribery.

“Nuk kisha përkrahjen e vendit tim. E pashë me sytë e mi që francezët thoshin se duhej të fitonte Ronaldo”.

“A dëshironin portugezët që Topin e Artë ta fitote Messi apo Ribery? Sigurisht që jo”, shtoi ai.