Bersant Celina huazohet tek klubi holandez

Bersant Celina do të luajë në këtë sezon te FC Twente në Holandë. Sulmuesi kryesor i përfaqësueses së Kosovës, ndonëse ka marrë vlerësime nga trajneri Pep Guardiola te Manchester City, nuk do të ketë mundësinë të aktivizohet me ekipin anglez.

Andaj ai ka preferuar që t’i drejtohet Holandës, në një klub të cilin anglezët e përdorin për të dërguar vazhdimisht futbollistë në huazim.

Celina fillimisht kishte pasur shumë kërkesa për rrogën dhe aktivizimin e rregullt, ndaj klubi i Tëente kishte vendosur të tërhiqej duke mos pranuar që ta merrte lojtarin në huazim. Por sot është konfirmuar se marrëveshja do të realizohet dhe lojtari do të shkojë të luajë në një kampionat me Milot Rashicën për sezonin 2016-2017.

Sipas “TEAMtalk”, marrëveshja është finalizuar dhe pritet që Celina t’i bashkohet që në fundjavë klubit të tij të ri, edhe pse do të jetë e vështirë që të aktivizohet në këtë javë me FC Tuente në ndeshjen kundër Spartës së Roterdamit.