Berlin, kamioni hyn ne treg dhe vret 12 persona

BERLIN (AA) – Një kamion që ka hyrë në tregun e krishtlindjeve në Berlin të Gjermanisë ka shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas ngjarjes së ndodhur në Kurfuerstendamm një prej qendrave tursitike në Berlin, në vendin e ngjarjes janë dërguar forca të shumta të policisë dhe ambulanca. Nderkohe Deutche Welle njofton se autori i sulmit eshte polak, dhe se sulmi eshte kryer me qellim dhe me vetedije te plote nga ana e sulmuesit.

Teksa policia e Berlinit ka konfirmuar vdekjen e 12 personave, ka njoftuar se vazhdojnë hetimet në lidhje me çështjen nëse ngjarja është një aksident apo një sulm terrorist.

Dëshmitarët që kanë qenë pranë tregut të krishtlindjeve kanë thënë se drejtuesi i kamionit është larguar.

Ndër të tjera bëhet e ditur se policia ka rrethuar zonën dhe nuk lejon hyrjet në këtë zonë.