BERLIN- Bill Gates: Kapitalizmi ka përgjigjen për pabarazinë

Kapitalizmi është e drejta që lufton pabarazinë duke prodhuar të ardhura financiare për të sjellë prosperitet, theksoi themeluesi i Microsoft-it,  miliarderi Bill Gates gjatë një vizite në Berlin.

Gates, 62 vjeç, tha se vetëm mund ta imagjinonte një sistem që mund të ofronte ilaçe, energji elektrike dhe shkrim e këndim, jashtë sistemit kapitalist.

“Nuk ka dëshmi se një sistem alternativ funksionon më mirë’’, iu drejtua ai gazetarëve në kryeqytetin gjerman.

Ai vuri në dukje vendet që zgjodhën rrugë të ndryshme, si rasti i Koresë së Veriut, që po bën “një jetë të tmerrshme” dhe shembulli i Venezuelës tregoi se çfarë ndodh kur çmimet janë fikse.

Gates ishte në Berlin për mbledhjen vjetore të iniciativës bamirëse ‘’Grand Challenges’’, ku ai është bashkëthemelues. Gates ka dhuruar miliarda dollarë për bamirësi.