Berat Buzhala u bën “psikoanalizë” kandidatëve të balotazhit në Vushtrri

Analisti Berat Buzhala ka thënë se kadidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, i mungon perspektiva lokale dhe të qenit konkret, faktorë të cilën beson se e bënë të zihet ngushtë disa herë, në debat me kundërkandidatin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi.

Në Analizën Lokale të Klan Kosovës ai ka deklaruar se nuk e pa të përgatitur për debat kandidatin e LDK-së, duke theksuar që beson se PDK-ja ia qëlloi me kandidaturën e Idrizit.

“Kandidati i PDK-së ishte lokal, si ish-kryetar i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë. Ndërsa ai i LDK-së ishte me bagazhin e një politikani nacional, por u zu ngushtë në cështje konkrete. Ai nuk arriti që të mbronte planet e tij për punësim. Ishte një bllof i tij”.

“Në anën tjetër Xhafer Tahiri nuk po e merr me sportivitet faktin se ai nuk banon më në Vushtrri. Dhe unë mendoj që kandidati për kryetar të qytetit duhet të jetojë atje. Ishte konstruktiv në fillim të debatit, por më vonë kërkoi azil tek akuzat për SHIK-un, ndërsa ato tjerat për kërcënime në Facebook ishin paksa melodramatike”. /KlanKosova/