Beqiri: Arrestimi i Nehat Thaçit, bashkësia ndërkombëtare të bëjë trysni te Serbia

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka theksuar se e dënojnë aktin e arrestimit të Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi.

Sipas tij, një akt i tillë i ndërmarrë nga ana e shtetit serb nuk i kontribuon normalizimit të raporteve në mes të dy shteteve fqinje.

“Ne si grup parlamentar përkrahim angazhimin e organeve kompetente në drejtim të asaj që Thaçi të kthehet në Kosovë, ka qenë kërkesë në vazhdimësi, përderisa ka veprime të shtetit serb të ketë ndërprerje të këtyre veprimeve”, ka shtuar Beqiri.

Ai ka thënë se e shfrytëzon këtë rast që të apelojë të bashkësia ndërkombëtare që t’i bëj trysni shtetit serb për ta liruar Nehat Thaçin.