Beqiraj flet para ndeshjes kundër Kosovës, vendit ku ka lindur

Përfaqësuesja e Kosovës më 7 qershor do të jetë mysafire e Malit të Zi në Podgoricë, për të zhvilluar ndeshjen e radhës në kualifikimet për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për sulmuesin Fatos Beqiraj, i cili është me prejardhje nga Kosova, por që përfaqëson Malin e Zi.

31 vjeçari i lindur në Pejë, ka thënë se ndeshja kundër Kosovës do të jetë e veçantë, por që kërkon fitore me Malin e Zi.

“Më 7 qershor, nën flamurin e stadiumeve të zbrazëta, kundërshtari është Kosova dhe tri ditë më vonë në Olomouc ne do të vizitojmë Republikën Çeke. Me rezultate të mira ne mund të marrim krahët për më tej “, tha Fatos Beqiraj për dnevne novine.

“Nuk do të jetë një lojë e zakonshme për mua, sepse luaj kundër vendit në të cilin kam lindur, ku jeton familja ime. Por unë e shikoj vetëm nga ana sportive. Do të bëj çmos për të fituar”.

Beqiraj ka bërë një karrierë të gjatë duke veshur fanellat e skuadrave si Buducnost, Dinamo Zagreb, Changunchun Yatai, Dinamo Minsk, Dynamo Moscow, Mechelen dhe Maccabi Netanya.