Benzema het-trik ndaj Bilbaos

Real Madrid i ka fituar tri pikë në javën e 33-të në La Liga.

Real Madridi e ka mposhtur 3 me 0 Athletic Bilbao në kuadër të La Liga-së.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa në të dytën u shënuan dy, raporton lajmi.net.

Karim Benzema ishte tejet i disponuar për lojë, duke arritur të realizonte het-trik për Real Madridin (47’, 76’ dhe 90’+1).

Pas javës së 33-të, Real Madrid gjendet në vendin e tretë me 64 pikë.

SHPËRNDAJE