Belgjikë, nga 2019 karta e identitetit me shenjën e gishtit

Duke filluar nga muaji prill i vitit 2019, në Belgjikë do të jetë e detyrueshme që kartat e identitetit të përmbajnë shenjën e gishtit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli të gazetës belge Het Laatste Nieuws, thuhet se me këtë praktikë synohet parandalimi i përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.

Përkundër kritikave të Komisionit të Privatësisë në vend, Qeveria Federale e Belgjikës nuk hoqi dorë nga ky vendim dhe njoftoi se kjo praktikë do të nisë zbatimin në prill të vitit të ardhshëm.

Në rekomandimin e Komisionit për Privatësi, përfshirja e shenjës së gishtit në kartat e identitetit vlerësohet “si shkelje e të drejtave të privatësisë”.v