Bëhen përgatitjet e fundit në Mina për kryerjen e Haxhit

Mijëra besimtarë vijojnë të shkojnë drejt vendeve të shenjta për kryerjen e Haxhit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendet Mina dhe vendin e gjuajtjes së shejtanit janë bërë edhe përgatitjet e fundit.

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga koha më kulminante e një prej riteve më të rëndësishme të fesë Islame, ekipi i AA ka fotografuar nga ajri përgatitjet e fundit në vendet si Arafat, Mina, Muzderife dhe vendin e gjuajtjes së shejtanit.

Në foto duket qartë edhe rruga transit që shkon nga vendi i gjuajtjes së shejtanit drejt Mina-s.