“Bebet sumo”, shkaku i rritjes së obezitetit tek foshnjat

Ekspertët e shëndeti thonë se numri i foshnjave obeze po rritet me shpejtësi.

Sipas raportit të vitit të shkuar më shumë se 1400 foshnje në Angli klasifikoheshin si obeze.

Studimi thotë se shkaku i kësaj janë nënat të cilat ua heqin qumështin e gjirit fëmijëve më herët seç duhet dhe e zëvendësojnë atë me ushqime të tjera jo të shëndetshme plot me kalori.

Duke folur për këto figura profesor David Haslam nga Forumi Ndërkombëtar i Obezitetit tha se problemi i nënave të cilat janë të shëndosha dhe lindin fëmijë të shëndoshë ka kapur një nivel epidemie.

“Në i detyrojmë fëmijët të hanë ushqim në një moshë të papërshtatshme. Sistemi i tyre tretës nuk është mësuar akoma me ushqime të forta dhe kështu ata bëhen obezë para se të mbushin 1 vjeç”, tha ai.

Foshnjat duhet të ushqehen me gji derisa të mbushin 6 muaj.

SHPËRNDAJE