BE zgjat për një vit sanksionet ndaj regjimit sirian

Bashkimi Evropian (BE) ka vazhduar sanksionet ndaj regjimit sirian deri në qershor të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Këshilli i BE-së bëhet e ditur se duke marrë parasysh “vazhdimin e represionit ndaj civilëve, është vendosur që të mbahen masat kufizuese kundër regjimit sirian dhe ithtarëve të tij, në pajtim me strategjinë e BE-së ndaj Sirisë”.

Në vendimin e ri është azhurnuar lista prej 270 personave ndaj të cilëve zbatohen sanksione të ndalesës dhe ngrirjes së pronave. Personat e përfshirë në listë kanë pasur rol edhe kur është fjala për përdorimin e armëve kimike.

Nga lista e vitit të kaluar janë hequr pesë persona, të cilët kanë vdekur, dhe dy organizata. Sidoqoftë, ende ekzistojnë 70 organizata në listë.

Lufta në Siri është zhvilluar nga marsi i vitit 2011, kur regjimi i presidentit të këtij vendi, Bashar al-Assad, shtypi protestën prodemokratike.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, qindra mijëra persona kanë humbur jetën gjatë luftimeve, ndërsa regjimi sirian pohon se bëhet fjalë për rreth 10.000 viktima.