BE në përgatitje për ndalim të plastikës

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar rregullimet ligjore që përfshijnë sjelljen e rregullave të reja kundrejt produkteve plastike për një përdorim që mund të hasen shpeshherë në luftën kundër mbeturinave në det, raporton Anadolu Agency (AA).

Rregullimi ligjor është miratuar me 571 vota pro dhe 53 kundër në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në Strazburg.

Me rregulloren e re nga viti 2021 pambuk-veshi, takëme të ngrënies, pjatat, tubth, përzierësit e pijeve, si dhe shkopinjtë e tullumbaceve nga plastika do të ndalohen.

Deri në 90 për qind të shisheve të pllastikës do të bëhet riciklim. Ndërsa do të rrëzohet përqindja e përdorimit të kutive të ushqimeve që nuk kanë produkte alternative. Gjithashtu materiet e peshkimit dhe bishtat e cigareve do të zvogëlohen.

Që të hyjnë në fuqi këto rregullore Këshilli i BE-së, Komisioni i BE-së dhe PE do të zhvillojnë negociata. Në rast se dakordohen në një tekst pas miratimit të gjithë institucioneve shtetet anëtare të BE-së do të duhet t’i zbatojnë.

SHPËRNDAJE