BDI jep pëlqim për Ligjin për gjuhën shqipe, të premten bisedohet për çështjet tjera

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se kryesia e BDI-së ka shterur gjitha argumentet, sa i takon ligjit për gjuhën shqipe dhe unanimisht ka dhënë pëlqim për tekstin e këtij Ligji të harmonizuar me LSDM-në, duke përmbyllur debatin për këtë kapitull.

“Prej ditës së premte do të fillojmë me harmonizimin e pikave tjera për një bashkqeverisje të mundshme”, ka thënë Osmani, duke shtuar se kjo ka qenë një çështje me rëndësi të veçantë dhe me interes.

Ai ka thënë se duhet përmbyllur edhe çështjet tjera për të pasur një vendim për formim të Qeverisë.