BBC: Sikur futbolli të kishte më tepër tifozë si kosovarët

Tifozët e futbollit të Kosovës kanë filluar të shfaqen si model për t’u ndjekur nga gjitha tifozëritë e botës për mirëpritjen që u bën anglezëve në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës të dielën ka pritur në ‘Fadil Vokrri’ Kombëtaren e Anglisë, e po ashtu edhe qindra tifozë anglezë që ia kishin mësyerë Prishtinën.

Atmosfera sportive që atë ditë fundjavë mbizotroi në kryeqytetin e Kosovës, ka bërë jehonë në mediet e mëdha botërore, e në veçanti ato angleze, shkruan lajmi.net.

Mediume të mëdha angleze si BBC, The Guardian, DailyMail dhe Mirror kanë qëndruar në Kosovë në këto ditë.

Pas shumë shkrimeve të jashtëzakonshme për Kosovën, BBC tani pyet pse në futboll sot nuk ka më shumë tifozë siç janë kosovarët.

“Sikur të kishte më tepër tifozë futbolli si kosovarët, një veprim klasi” shkruan BBC.