BB aprovoi 400 milionë dollarë për projekte në Turqi

Këshilli i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore sot ka aprovuar kredi prej 400 milionë dollarë për lehtësimin e qasjes në financimin e projekteve në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qëllimi i projektit është përmirësimi i qasjes në financat afatgjata për ndërmarrjet që udhëheqin gratë dhe ndërmarrjet në rajonet më pak të zhvilluara të banuara nga sirianët nën mbrojtje të përkohshme (SUTP)”, thuhet në njoftimin e bankës.

Johannes Zutt, drejtori i Bankës Botërore për Turqinë, deklaroi se banka punon përmes kanaleve të ndryshme për të zgjeruar qasjen e financimit afatgjatë në Turqi.

Ai përsëriti se Turqia është nikoqir i më shumë se tre milionë sirianëve të shpërngulur.

“Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë përballen me kufizime të veçanta në marrjen e fondeve, ndërsa pritjet e këtij projekti janë se ato do të arrijnë zgjerimin e mundësive financiare të këtyre kompanive”, tha Zutt.