Bayerni mposhtet edhe nga Interi

Interi e ka mposhtur Bayernin me rezultat 0-2 në kuadër të International Champions Cup.

Golun e parë për skuadrën e Luciano Spalletit e shënoi Candreva në minutën e 8, ndërsa Eder dyfishoi rezultatin në minutën e 30, pas një harkimi shumë të mirë të Perisic.