Bayerni mposhtë rivalët, Goretzka i bashkohet në verë

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich e ka fituar betejën për Leon Goretzkan.

Mesfushori gjerman është bërë ndër më të kërkuarit në Evropë pasi për të kanë shfaqur interesim shumë skuadra të mëdha.

Juventus dhe Milan e duan në Itali, ndërsa lojtari pëlqehet nga Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Manchester City në Angli.

Por duket se Bayerni nuk e ka ndërmend ta lë të largohet nga vendlindja e tij Goretzkan.

Bavarezët tanimë kanë nënshkruar kontratë me mesfushorin e talentuar gjerman.

Por transferimi i tij në Munich do të ndodhë në verë si futbollist i lirë dhe këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Schalke 04.

Kësisoj Bayerni ka mposhtur konkurrencën me rivalët tjerë për transferimin e talentit gjerman.

22-vjeçari ka shënuar katër gola në 11 ndeshjet e para këtë edicion në Bundesliga me fanellën e Schalkes.

Ai iu bashkua klubit gjerman pesë vite më parë nga Bochumi.