Bayerni dorëzohet në shtëpi, Liverpool në çerekfinale

Liverpool ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke fituar 1:3 në ‘Allianz Arena’ ndaj vendasve të Bayern Munich.

Ndeshja e parë në ‘Anfield Road’ mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar barazim 0-0.Në minutën e 26’, Sadio Mane i dhuroi epërsinë e parë Liverpoolit, duke shfrytëzuar një dalje të gabuar të portierit Manuel Neuer.

Vendasit u rikthyen në lojë, kur Matip në minutën e 39’ shënoi autogol, për 1:1.Në pjesën e dytë, Liverpool shënoi edhe dy herë, për të siguruar kalimin në tetëshen më të mirë të Evropës për këtë sezon.

Mbrojtësi Van Dijk në minutën e 69’, riktheu epërsinë e Liverpoolit, në 1:2.Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Sadio Mane, që në minutën e 84’, realizoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje, dhe të tretin të Liverpoolit, për 1:3.