Bayerni, 60 milionë euro për yllin e Premierligës (Foto)

Bayern Munich është gati ta testojë Tottenhamin duke i dërguar një ofertë për yllin e skuadrës.

Carlo Ancelotti pas një fillim sezoni jo të mirë, së paku në miqësore, po kërkon emra të rinj për të përforcuar sa më shumë skuadrën para se të fillojë sezoni në Bundesligë.

Raportohet se bavarezët kanë kontaktuar Tottenhamin për Eric Dier.

Kampionët e Bundesligës janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milionë euro për mesfushorin 23 vjeçar.