Bayern Munich – Liverpool, formacionet e mundshme të derbit në CHL

Bayern Munich dhe Liverpool do të përballen sonte në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich dhe Liverpool nuk arritën të shënonin gol në ndeshjen e parë, ndërsa sonte do të jetë një ndeshje tejet e zjarrtë.

Skuadra gjermane do të jetë sonte nikoqir i anglezëve në ndeshjen që starton nga ora 21:00 në “Allianz Arena”,”përcjell lajmi.net.

Bayern Munich do të jetë pa Kimmich dhe Muller (numri i kartonëve), ndërsa nga lëndimet do të mungojnë, Arjen Robben dhe Corentin Tolisso.

Liverpooli nuk mund të llogarisë në Joe Gomes që është i lënduar, ndërsa në dilemë janë Alexander-Arnold dhe James Milner.

Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të ndeshjes, Bayern Munich – Liverpool:

Bayern: Neuer; Rafinha, Boateng, Hummels, Alaba; Javi Martinez, Thiago; Gnabry, James Rodriguez, Ribery; Lewandowski.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho; Mane, Firmino, Milner; Salah.