Bayern Munchen e dënon Riberyn pas fjalorit banal të përdorur

Franck Ribery
Franck Ribery ditëve të fundit mori vëmendjen e mediave, jo për futboll por për biftekun e shtrenjtët që e ngrëni në një restorant në Dubai. Francezi postoi një video duke ngrënë biftek të mbuluar me ari, transmeton Indeksonline. Pas kësaj video shpërthyen ofendimet nga fansat ndaj ti. Pas shumë kritikave, Ribery postoi në Instastory një fotografi ku kishte sharë e fyer ata që po e kritikonin. Duke e parë këtë gjendje, ndërhyri ekipi i Bayern Munchen, ku e dënuan lojtarin. Këtë e ka konfirmuar drejtori i klubit, Hasan Salihamidzic në një konferencë për media. Ai nuk ka theksuar se sa ka qenë dënimi por se ka qenë i lartë. “Unë fola me Franck për një kohë të gjatë dje dhe po ashtu i tregova se është dënuar dhe ai pranoi dënimin”, u shprehë Salihamidzic. Ribery që 12 vite është pjesë e skuadrës bavareze dhe ky vit pritet të jetë i fundit për të me fanellën e Bayern Munchen.