Bashkësia Islame siguron mjekimin për Taunita Hoxhën

Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar në faqen e saj, ka bërë të ditur se ka marrë përsipër mjekimin e Taunita Hoxhës, vajzës së aksidentuar ditë më parë në Prishtinë, shkruan TemaDitore.com. Në njoftimin e tyre thuhet se Taunita Hoxha është nisur për në Stamboll, ku do të mjekohet në Spitalin Universitar “Bezmi Alem”. Kjo vjen i rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ka nënshkruar Kryesia e BIRK-ut me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë. Ky është njoftimi i plotë, pa ndërhyrje: Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot, në orën 15:30, është nisur për mjekim në Stamboll, Taunita Hoxha, e cila u aksidentua ditë më parë në Prishtinë. Dërgimi i saj u bë me avion të veçantë dhe do të trajtohet në Spitalin Universitar “Bezmi Alem”. Kjo është arritur si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ka nënshkruar Kryesia e BIRK-ut me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë. Kryesia e BIRK-ut, i dëshiron shërim sa më të shpejtë znj. Tuainta Hoxha, si dhe kthim sa më të shpejtë pranë familjes së saj.