Bashkëpunëtorët belgë dhe britanikë ende marrin pensione për ‘besnikëri’ ndaj Hitlerit!

Dhjetëra pensionistë në Belgjikë dhe Britani të Madhe po marrin ende pagesa sekrete nga Gjermania për bashkëpunimin e tyre me qeverinë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas një dokumenti të paraqitur në parlamentin belg.

Siç shkruan euronews, përcjell Telegrafi, autoritetet kombëtare nuk janë në dijeni të identiteteve të tyre, të cilat njihen vetëm për ambasadorët gjermanë në çdo vend, që do të thotë pagesa bëhet pa taksa.

Sipas dokumentit në fjalë, rreth 30 belgë marrin paratë, ndërsa sa i përket Britanisë së Madhe, numri nuk është bërë i ditur.

Të përmendurit thuhet të jenë qytetarë të cilët u zotuan për besnikëri dhe bindje ndaj Hitlerit pas pushtimit të Belgjikës nga Gjermania dhe firmosën për të shërbyer në SS – edhe pse shumë prej tyre më vonë u gjetën fajtorë për bashkëpunim nga gjykatat belge.

Kështu, një grup politikanë frankofonikë në Belgjikë paraqiti një propozim në parlament për të kërkuar që qeveria të trajtojë çështjen me homologët e saj në Berlin, gjë e cila u miratua unanimisht në votim.

Dhe shuma të cilët marrin ata, besohet të ndryshojnë midis 435 dhe 1,275 euro në muaj, sipas RTBF, i cili vuri në dukje se Gjermania paguan 50 euro në muaj për njerëzit që u deportuan ose u nënshtruan me punë të detyruar gjatë luftës.

Pensionet ishin i vetmi dekret i zbatuar nga Hitleri që nuk u revokua në Konferencën Potsdam të vitit 1945, shkruajnë autorët e dokumentit. /Telegrafi/