Basha: 30 qershori, referendum kundër së keqes

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga protesta e ka cilësuar 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes. Sipas tij shqiptarët refuzuan të keqen, izoluan krimin, ndëshkuan korrupsionin.

“30 qershori ishte një referendum kundër së keqes. Ishte demonstrimi i mrekullueshëm i lirisë, i europianizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve 30 qershori ishte dita kombëtare e kurajos, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcë të ndahen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit, kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës”, tha Basha.

Sipas tij edhe pse në 30 qershor Rama ishte vetë, ai sërish i vodhi votat.

“Populli i bashkuar, populli i ndriçuar, është fundi i autokratëve të korruptuar. Ne bashkë i themi ”Ndal” qeverisë më të korruptur të Europës, “Ndal” politikës së krimit dhe të vjedhjes. Shqipëria është e njerëzve. Qeverisja është e popullit. Rama ik! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”./ Opinion.al