Bartomeu tregon klubin ku Messi do të përfundojë karrierën

Barcelona është gati t’i jap një kontratë të përjetshme Lionel Messit.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për ‘ESPN’, ka thënë se katalanët janë duke përgatitur një kontratë të re për Lionel Messin, duke shtuar se e duan përgjithmonë në skuadër, edhe pasi ai vendos të pensionohet nga futbolli.

“Ne duam që Leo të ketë një karrierë të gjatë, ai po vazhdon të na argëtojë”, ka deklaruar Bartomeu, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai ka arritur të thyejë barrierat, të gjithë e duam dhe e duartrokasim, madje edhe tifozët e skuadrave rivale. Ne do të donim rinovimin e kontratës së tij, ai është ende i ri dhe ka edhe dy vjet në kontratën e tij, por ai po vazhdon të përmirësohet, dhe unë mendoj se ai ka ende një karrierë të gjatë para tij, dhe në muajt e ardhshëm do të ulemi në tryezë dhe të fillojmë të flasim për të ardhmen e tij”.

“Messi është i lidhur vetëm me një klub. Marrëdhënia e tij me Barcën shkon përtej asaj që bën në fushë dhe do të zgjasë përgjithmonë”.

“Unë e përdorë shembullin e Peles, i cili gjithmonë ka luajtur te Santos. Ne duam që ai të jetë gjithmonë në Barcelonë, duke luajtur apo në role tjera”./