Barcelonës i lëndohet një tjetër futbollist

Ekipi i Barcelonës është duke kaluar në një periudhë jo të mirë sa i përket rezultateve. Po ashtu edhe me lëndimet i ka punët keq.

Pasi u lëndua Umtiti, tash blaugranët kanë marrë edhe një lajm të keq para ndeshjes me Sevillën, transmeton Indeksonline.

Përmes një komunikate, Barcelona ka lajmëruar se mbrojtësi belg, Thomas Vermaelen është lënduar në këmbën e djathtë dhe do të mungoj në gjashtë javët e ardhshme.

Vermaelen u lënduar në ndeshjen kundër Zvicrës që u luaj të premten, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Belgu luajti në ndeshjen e fundit kundër Valencias, ku zëvendësojë francezin Umtiti.