Barcelona transferon mbrojtësin francez të Sevillas Lenglet

Klubi futbollistik i Barcelonës ka transferuar mbrojtësin francez nga radhët e Sevillas Clement Lenglet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lenglet, 23 vjeçar, është transferuar për 35,9 milionë euro nga Sevilla duke firmosur kontratë pesëvjeçare, thuhet në një njoftim të klubit katalan.

Siç thuhet, çmimi për lirimin e Lenglet në kontratën e re është ngritur në 300 milionë euro.

Futbollisti francez, i cili ka veshur fanellën e Sevillas për një sezon e gjysmë, ka shënuar katër gola në 73 ndeshje.

SHPËRNDAJE