Barcelona shënjestron dy brazilianë – njëri do të zë vendin e Suarez

Barcelona është duke menduar për zëvendësuesin e Luis Suarez.

Skuadra katalane nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Suarez për pjesën e mbetur të sezonit, pasi ky i fundit i është nënshtruar një operacioni në gju.

Mungesa e uruguaianit lë hapësira të mëdha, dhe Barca do të synojë të afrojë ndonjë lojtar në merkaton e dimrit.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Gabigol dhe Rafael Leao janë dy emrat që figurojnë në listën e dëshirave të kampionëve të La Liga, transmeton lajmi.net.

Gabigol ka shprehur dëshirën të qëndrojë tek Flamengo, por klubi nuk mund të përballojnë shifrën për të paguar kartonin e tij.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të sigurojë nënshkrimin e ndonjërit prej lojtarëve.