Barcelona nis bisedimet për rinovimin e kontratës së Messit

Barcelona është e interesuara të rinovojë edhe për disa vite kontratën e yllit të tyre, Lionel Messi.

Messi ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin katalunas në vitin 2004.

Që nga ajo kohë, ylli argjentinas ka rinovuar plot dhjetë herë kontratën e tij me klubin nga Camp Nou.Lexo po ashtu:

Rivaldo: Messit i takon Topi i Artë për këtë vit  

32-vjeçari tashmë ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale, por drejtuesit duan t’ia rinovojnë edhe për disa vite.

Sipas mediumit të njohur ESPN FC, Barcelona ka nisur tashmë bisedimet me Messin për rinovimin e kontratës së sulmuesit.

Ideja e klubit nga Camp Nou është që Messi të vazhdojë kontratën edhe dy vite tjera dhe të mbetet në klub deri në moshën 36-vjeçare.