Barcelona ndalet nga Malaga

Në ‘Camp Nou’, Barcelona në kuadër të xhiros së 12-të ka barazuar pa gola 0:0 me Malagën, në një ndeshje ku munguan Messi dhe Suarez.

Ky është barazimi i dytë i Barcelonës këtë edicion në La Liga.

Malaga nga minuta e 68’, luajti me një lojtar më pak, ndërsa në minutën e 96′ mysafirët mbeten me dy lojtarë më pak.

Barcelona pas këtij barazimi mbetet në vendin e dytë në La Liga me 26 pikë.