Barcelona ndalet në Camp Nou nga Getafe

Barcelona ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Getafes në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligas.

Skuadra e Ernesto Valverdes nuk ka mundur ta gjej assesi golin në ndeshje ndaj Getafes dhe kështu kanë përjetuar barazimin e dytë radhazi në kampionat pas atij ndaj Espanyolit.

Katalunasit e dominuan gjithë pjesën e parë, por mysafirët ishin ngjeshur në mbrojtje dhe nuk lejonin hapësira.

Megjithatë, pas shumë tentimeve, Barcelona arriti ta gjej golin e parë të ndeshjen me anë të Luis Suarez (45′), por goli u anulua për shkak të pozitën jashtë loje dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Pjesa e dytë e ndeshjes u karakterizua me dominim edhe më të madh të Barçës, të cilët rrezikuan përsëri me Suarez (56′) dhe Philippe Coutinhon (58′), por pa pasur fat t’i ndryshojnë shifrat.

Në vazhdimin e ndeshjes Valverde inkuadroi në lojë edhe Andres Iniestan dhe Ousmane Dembelen për të krijuar më shumë volum dhe raste, por fati nuk ishte me ta dhe portieri mysafirë ishte i pakalueshëm, kështu që në fund ndeshja përfundoi pa gola 0-0.

Messi nuk ishte në formën më të mirë (Getty Images)

Edhe pas këtij barazimi, Barcelona vazhdon të jetë lider i La Ligas me 59 pikë apo shtatë më shumë se Atletico Madridi në vend të dytë, ndërsa Getafe renditet në vendin e 10-të me 30 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit i shkojnë në udhëtim Eibarit, ndërsa Getafe e pret në shtëpi Celta Vigon.