Barcelona ka kohë që e ka pritur këtë lajm

Barcelona ka marrë një lajm fantastik.

Barcelona ka mësuar se Arthur Melo është i gatshëm që të rikthehet në fushë.

Pas lëndimit që pësoi, mesfushori ka filluar të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, përcjell lajmi,net.

Melo është bërë një lojtar tejet i rëndësishëm për Barcelonën, ku mungesa e tij është vërejtur në dy ndeshjet e fundit.

Mesfushori brazilian me gjasë do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit që zhvillohet më 2 mars.