Barcelona i rinovon kontratën trajnerit Valverde

Ernesto Valverde dhe Barcelona do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe sezonin e ardhshëm.

Trajneri ka marrë besimin e drejtuesve të klubit, të cilët kanë dashur që të qetësojnë lojtarët përpara fazës më të rëndësishme të sezonit, duke bërë të ditur se Valverde do të vazhdojë aventurën.

Ernesto Valverde ka fituar me Barcelonën kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit sezonin e shkuar, por triumfi i Realit në Champions League la në hije këto suksese dhe vuri në dyshim punën e tij./tch