Barcelona fiton përsëri në Bernabeu

Barcelona ka shënuar fitoren e dytë  brenda kësaj jave në shtëpinë e Real Madrid, ‘Santiago Bernabeu’.

Kësaj radhe, skuadra ‘katalane’ ka shënuar fitore minimale, por që ka rëndësi shumë të madhe për vazhdimësinë e kampionatit spanjoll.

Ishte Ivan Rakitic, i cili me një super gol zhbllokoi rezultatin në minutën e  26’ të këtij super takimi, shkruan lajmi.net.

Gjithçka ndodhi pas një kombinimi fenomenal mes kroatit dhe Sergi Robertos, ky i fundit i cili dha një asistim fenomenal për mesfushorin.

Paraqitje për tu mbajtur mend patën edhe Clement Lenglet dhe Gerard Pique, të cilët ishin perfekt në fazën defensive.

Ndërsa, tek madrilenët ishin përsëri dyshja Vinicius JR dhe Reguillon që kanë dhënë gjithçka nga krahu i majtë.

Gjithsesi, me këtë fitore, Barcelona tashmë shkëputet me 12 pikë larg Real Madrid, dhe në njëfarë forme i jep fund La Ligas.

Vlen të cekët se kjo është hera e katërt radhazi që Barcelona e mposhtë Real Madridin në ‘Bernabeu’, duke shkruar kështu historinë. /Lajmi.net/