Barcelona e pamëshirshme ndaj Celtikut

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit deklasuan Celtikun me rezultat të thellë 7 me 0 nw “Camp Nou”

Golat për skuadrën e Enriques i shënuan: Messi (3), Iniesta, Neymar dhe Suarez (2).

Vlen të përmendet se një penallti e humbi skuadra skoceze nëpërmjet lojtarit i cili me deklarata pothuajse e kishte befasuar Barcelonën, Moussa Dembele.

Në grupin C, Barcelona prinë me tre pikë dhe një golaverazh të mirë, ndërsa ndeshja tjetër e po këtij grupi City – Monchengladbach ishte anuluar.