Barcelona e nis me fitore Ligën e Kampionëve

Barcelona e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Blaugranët mposhtën PSV-në me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve.

Serinë e golave e hapi Lionel Messi në minutën e 32-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Rezultatin e dyfishoi Ousmane Dembele në minutën e 75-të të ndeshjes.

Dy minuta më vonë Messi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin në këtë ndeshje.

Tre minuta para fundit Messi kompletoi Hetrikun për rezultatin përfundimtar 4-0.

Barcelona është e para me në grupin B me 3 pikë, aq sa ka edhe Inter që mposhti Tottenhamin.