Barcelona e mban pezull transferimin e Neymarit derisa të paguhen paratë

Neymarit do t’i duhet të pres ende që të debutojë me PSG-në.

E gjithë kjo pasi Barcelona nuk i ka pranuar ende paratë e lirimit të klauzolës që është shumë prej 222 milionë eurove.

Katalunasit duhet ta japin një certifikatë për transferimin e lojtarit, por pa u bërë e gjithë pagesa kjo nuk do të ndodh.

Neymar ka munguar në ndeshjen e parë kundër Amiens.

Ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e dytë kundër Guingamp, nëse Barcelona nuk e merr garancinë që 222 milionë euro, janë në konton e tyre.