Barceloma fiton duelin e parë me Valencian

Skuadra e Barcelonës ka fituar ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Kupën “Del Rey”

Klubi katalunas mposhti në “Camp Nou” me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Valencias, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Luis Suarez në minutën e 67’të, pasi pranoi një super pasim nga Lionel Messi.

Ndeshja e kthimit që zhvillohet në “Mestalla” më 8 shkurt, përcakton finalistin e Kupës “Del Rey”.

SHPËRNDAJE