Barca vazhdon me fitore

Barcelona fitoi ndaj Sevillas me rezultat 3-0 në La Liga.

Vendasit ishin më të mirë dhe ishte një fitore e merituar nga klubi katalunas.

Luis Suarez duke festuar golin e epërsisë. Foto: Getty Images

Goli i parë në takim erdhi nga Luis Saurez në minutën e 25-të, ndërsa pas tre minutash shënoi Lionel Messi.

Në minutën e 33-të Messi shënoi edhe një herë, duke shkuar me rezultat 3-0 skuadrat në pushim.

Lionel Messi duke festuar golin e tretë. Foto: Getty Images

Messi rrezikoi edhe një pjesën e dyte, ashtu edhe Paco Alcacer, por në pjesën e dytë nuk pamë asnjë gol.

Pas kësaj fitore Barcelona ngjitet në vendin e parë me 69 pikë, por me dy ndeshje më shumë se Real Madridi me 68. Sevilla renditet në pozitën e katër 58 pikë.

Getty Images

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është ndaj Malagas, kurse Sevilla kundër Deportivo de La Coruna.