Barca spektakolare, 5 gola Celta Vigos

Barcelona ka mposhtur Celta Vigon me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e xhiros së 26-të të La Ligës.

Me një messi spektakular, ku shënoi dy herë dhe dy të tjera asistoi, katalonasit e patën shumë të lehtë fitoren.

Messi (24’ dhe 64’), Neymar (40’), Rakitic (57’) dhe Umtiti (61’) ishin realizatorë për Barcelonën.

Me këtë fitore, Barcelona është e para me 60 pikë, një më shumë se Reali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.