Barca shton interesimin për mbrojtësin serb

Branislav Ivanovic mund të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes.

Barcelona nuk e ka zbehur interesimin për Bransilav Ivanovicin, pasi dëshiron të shtoj më shumë përvojë në skuadër.

Ish-mbrojtësi i Chelseas ka thënë se në futboll nuk dihet asgjë, andaj ai mund të largohet nga Zeniti.

“Jam shumë i lumtur me gjithçka çfarë kam te Zeniti”, tha fillimisht Ivanovic, përcjell “lajmi.net”.“Në futboll mund të ndodh gjithçka, andaj do të shohim se çfarë do na sjellë e ardhmja”, ka shtuar më tej mbrojtësi serb.