Barça rrit ofertën për Coutinho: 160 milionë euro

Transferimi i Coutinhos në Barcelonë duket që është çështje ditësh.

Sipas ‘The Times’ , Barcelona ka rritur ofertën dhe është e gatshme të paguaj 160 milionë euro për brazilianin.

Sipas burimeve të ‘The Times’ thuhet se Barça do të paguaj 120 milionë fikse dhe 40 milionë të tjera pastaj, që gjë që do ta bënte atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e Barcelonës.

Liverpool është e gatshme të negocioj dhe Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli brazilian në asnjë mënyrë.