Barca ndalet edhe nga Sociedadi

Real Sociedadi ka arritur ta ndalë për të tetin sezon radhazi Barcelonën në ‘Anoeta’, duke barazuar 1:1 në kuadër të xhiros 13-të.

Barcelona mund të ndahet e kënaqur edhe me barazim, në bazë të asaj që u pa në fushë, ku vendasit zhvilluan ndeshjen më të mirë këtë sezon në La Liga.Pjesa e parë i takoi në tërësi vendasve, që krijuan raste të njëpasnjëshme përballë një Barcelone që e kishte të vështirë të kalonte gjysmën e fushës.

Përkundër shumë mundësive, Sociedad nuk arriti të gjej golin në pjesën e parë, për të shkuar në pushim me rezultat baras 0:0.Me intensitet edhe më të lartë nisi pjesa e dytë, ku që në fillim të saj u shënuan gola.Willian Jose shfrytëzoi mirë tollovinë në mbrojtjen e Barcelonës, për të shënuar për 1:0 në minutën e 53’.

Kjo epërsi nuk qëndroi shumë, dhe Barcelona në rastin e parë arriti të barazoi nëpërmjet Lionel Messit, që shënoi gol të bukur.Ky gol ishte gjithçka që bëri Barcelona, pasi që Sociedad edhe pas kësaj vazhdoi të sulmoi, ndërsa në minutën e 76’ iu anulua edhe një gol i rregullt.

Ky barazim e lë Barcelonën në vendin e dytë në tabelë me 27 pikë, 6 më pak se Reali, me të cilën skuadër edhe përballet xhiron e ardhshme.

SHPËRNDAJE