Barca e pamëshirshme ndaj Lyon, fiton thellë dhe kalon tutje në L.K

Barcelona me lehtësi ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
‘Katalanët’ nuk janë treguar aspak të mëshirshëm ndaj Lyon, duke i mundur 5:1 në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Lionel Messi në minutën e 18’ provoi ‘panenkan’ nga penalltia, për epërsinë 1:0 të Barcelonës. Coutinho në minutën e 31’ dyfishoi epërsinë.

àë minutën e 58’, Lyon rikthehet në lojë kur Tousart ngushton epërsinë në 2:1.Por, Barcelona nuk lejon befasi duke shënuar edhe tri herë, përmes Messit (78’), Gerard Pique (81’) dhe Ousmane Dembele (86’).Në fund, Barcelona 5:1 Lyon.