Barca e mposht me përmbysje Interin, Luis Suarez është heroi

Barcelona's Argentine forward Lionel Messi (L) kicks the ball during the UEFA Champions League Group F football match between Barcelona and Inter Milan at the Camp Nou stadium in Barcelona, on October 2, 2019. (Photo by LLUIS GENE / AFP) (Photo by LLUIS GENE/AFP via Getty Images)

Barcelona e ka fituar derbin e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, duke e mundur Interin 2:1 në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e vlefshme për grupin F.

Nuk kishte si të niste më mirë për Inter, që pa veten në epërsi pas tre minutave lojë.Një vendosje jo e mirë e mbrojtjes së Barcelonës, bëri që Laurtaro Martinez të dalë në mundësi të mirë shënimi, gjë të cilën e shfrytëzoi argjentinasi, për të kaluar Interin në epërsi 0-1.Vazhdimi i pjesës së parë solli lojë mjaft agresive nga të dy skuadrat, që po ashtu krijuan edhe shumë raste të mira shënimi.

Por, goli i barazimit për Barcelonën erdhi vetëm në pjesën e dytë, pas rritjes së dominimit të lojës, me Interin që u mbyll edhe më shumë afër zonës së tyre.

Një asistimi të Arturo Vidal, iu përgjigj në mënyrën më të mirë Luis Suarez, që me vollej goditje shënoi një super gol, për 1:1, në minutën e 58’.

Barcelona nuk u ndal me aq, dhe vazhdoi të rriste presionin në drejtim të Interit, gjë e cila edhe solli rezultat.

Ishte Luis Suarez që sërish ndëshkoi Interin, tani pas një asistimi të pranuar nga Lionel Messi, në minutën e 84’.