Barca e “gjen” Neymarin në Bundesliga

Barcelona është shumë afër të marrëveshjes me Borusia Dortmundin për blerjen e Ousmane Dembele.

Mediat gjermane raportojnë se Dembele i ka kërkuar mbrëmë zyrtarisht Dortmundit largimin për të kaluar te Barcelona.

Fakti që Dembele e ka fshirë nga profili shkrimin se është lojtar i Dortmundit tregon se futbollisti francez pothuajse i ka ndarë rrugët me skuadrën gjermane.

Shuma e transferimit pritet të jetë çështja kryesore e ditës së sotme.

Dortmund po kërkon më shumë se 100 milionë euro për Dembelen, ndërsa Barca po ofron 80 milionë euro për të.